
Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Bashkiake në Bashkinë e Matit, prej ditësh po punojnë në rehabilitimin e trotuareve të rrugëve të qytetit të Burrelit. aktualisht puna është përdqendruar në dy fronte, në trotuaret përballë hotel turizmit dhe pranë gjimnazeve. Në trotuaret pranë hotel turizmit në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit” po bëhet shtimi i gjelbërimit aty. Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Bashkiake kanë hequr pllakat në afërsi të rrugës dhe po mbjellin likusra, për tju përshtatur kështu trotuarit në vazhdim të rugës “Kuvendi Dukagjinit”. Ndërkohë gjatë këtyre ditëve është punuar edhe për hapjen e rampave në të gjitha rrugët ku mungonin. Kjo është bërë për tju ardhur në ndihmë personave me aftësi të kufizuara dhe nënave me fëmijë që lëvizin me karroca në rrugët e qytetit. Ndërkohë në tjetër punë e bërë është edhe sistemimi i kontenierëve të mbeturinave, të cilët janë larguar nga rruga duke ju krijuar një xhep në trotuar për të mos u bërë pengesë e qarkullimit të automjeteve.