Një grabitje me armë zjarri dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Mat. Ngjarja nuk është bërë publike për mediat nga ana policisë.
Megjithatë uniformat blu e trajtojnë rastin si një denoncim të thjeshtë nga shtetasi me inicialet D.B.
Në reagimin e DVP Dibër rasti trajtohet thjeshtë si denoncim, duke mos dhënë asnjë detaj.
Njoftimi i policisë.
Shtetasi D.B, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat dhe ka bërë kallzim, pasi pretendon se duke lëvizur me automjetin e tij në fshatin Burgajet, e kanë ndaluar katër persona, të cilët dyshohet se i kanë marrë me forcë një sasi vlerash monetare, celularin dhe çelsin e makinës.
Burime nga policia e Matit bëjnë të ditur se shtetasi në fjalë ka denoncuar shumën prej 15 mijë euro të grabitur. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në kryqëzimin e rrugës së fshatit Derjan në Burgajet të Lisit.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që policia nuk bën publike ngjarje të rënda.
Pak javë më parë u mbajt e fshehur shpërthimi i një sasie ekplozivi në një banesë në Maqellarë të Dibrës. Vetëm pasi rasti u publikua në media, policia doli në deklaratë.