Burrel, gjimnaz me kohë të pjesshme. Sulaj: një shans i mirë për të gjithë ata që nuk kanë arsimim të mesëm

Burrel, gjimnaz me kohë të pjesshme. Sulaj: një shans i mirë për të gjithë ata që nuk kanë arsimim të mesëm
Burrel, gjimnaz me kohë të pjesshme. Sulaj: një shans i mirë për të gjithë ata që nuk kanë arsimim të mesëm Me vendim Nr 1, datë 29.08.2025, të Zyrës Vendore Arsimore Mat “Për hapjen dhe funksionimin e gjimnazit me kohë të pjesshme”, pritet të hapet më 8 shtator klasa e 10-të e Gjimnazit me Kohë të Pjesshme në Gjimnazin “Pjetër Budi”, Burrel. Drejtori i këtij Institucioni Arsimor, Qemal Sulaj, e quan këtë vendimmarrje një sihariq të mirë për të gjithë komunitetin matjan: Regjistrimi i të interesuarve mbi 18 vjeç bëhet përmes portalit qeveritar e-Albania në Gjimnazin me Kohë të Pjesshme “Pjetër Budi”, Burrel. Por edhe nëse aplikantët nuk mund të aplikojnë në këtë mënyrë, duhet të paraqiten fizikisht pranë Sekretarisë të Gjimnazit “Pjetër Budi”, Burrel, pasi regjistrimet janë të hapura deri më datë 7 Shtator 2025. Drejtori i Gjimnazit “Pjetër Budi”, Burrel, Qemal Sulaj sqaron se të drejtën e regjistrimit në klasën e dhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme e kanë personat mbi 18 vjeç që kanë mbaruar arsimin bazë (të detyrueshëm), si dhe renditi dokumentacionin e nevojshëm për aplikim: Hapja e këtij gjimnazi me kohë të pjesshme në Burrel për vitin shkollor 2025-2026 përbën një mundësi të artë për realizimin e të drejtës së arsimimit për shumë qytetarë të Matit e të Klosit që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të ndjekin arsimin e mesëm në moshën e duhur. Ky institucion i ri do të shërbejë edhe si një kontribut i çmuar për zhvillimin social, kulturor dhe ekonomik të gjithë komunitetit matjan, duke krijuar kushte më të mira për punësim dhe për një të ardhme më të sigurt.