
Një i mitur është gjetur nga Komisariati Mat në bashkëpunim me disa qytetar teksa endej në afërsi të qytetit të Burrelit.
Menjëherë i mituri i cili besohet të jetë i moshës 5-6 vjeç është marrë në kujdestari nga Komisariati Mat.
Ai nuk ka dhënë asnjë të dhënë për veten dhe familjen e tij kështuqë Komisaritati Mat ka kërkuar ndihmë duke publikuar foton dhe një numër tel për lokalizimin e familjarëve të tij.
Njoftimi i Komisariatit Mat
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me disa qytetarë, në dalje të qytetit të Burrelit kanë gjetur në rrugë një fëmijë i moshës 5-6 vjeç, i cili nuk jep të dhëna as për emrin dhe as për familjen e tij.
I mituri është akomoduar në Komisariatin e Policisë Mat, është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe ftojmë qytetarët të na ndihmojmë në identifikimin e tij apo të familjarëve të tij.
Për dhënje informacioni ju lutemi të kontaktoni në numrin 0694110215.