Burrel / 113-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit

Burrel / 113-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit
Është përkujtuar këtë të martë në të gjithë vendin 113-vjetori i themelimit të policisë së Shtetit. Vetëm 46 ditë nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor të vitit 1912, me 13 Janar të vitit 1913 qeveria e përkohshme e Vlorës mori vendimin për krijimin e Forcave të Rendit që sot kjo strukturë njihet si Policia e Shtetit. Pikërisht për të përkujtuar këtë ditë të shënuar, janë zhvilluar ceremoni në të gjitha Drejtoritë e Policisë dhe Komisariatet në të gjithë vendin. Shefi i Komisariatit të Policisë Mat, Alfred Cenaj, duke bërë një rezyme të historisë së kësaj strukture që nga themelimi i saj, tha se Policia e Shtetit do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni, Kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, Nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, veteranë të policisë së shtetit dhe familjarë të të policëve të rënë në krye të detyrës. Në fjalën e tyre të rastit kryebashkiakët Bojni e Kola, vlerësuan lart përkushtimin e policisë së shtetit në shërbim të qytetarëve. Po ashtu oratorët përshëndetën edhe familjarë të policëve të rënë në krye të detyrës.