Burimi i ujit në Shkopet, qytetarët nga Tirana e “pushtojnë” çdo fundjavë

Burimi i ujit në Shkopet, qytetarët nga Tirana e “pushtojnë” çdo fundjavë
Burimi i ujit në Shkopet, në vendin e quajtur “Vabli”, vijon të presë qytetarë nga shumë zona përreth. Në fundjavë ky burim uji mbushet plot me qytetarë që vijnë që nga Kurbini e deri nga zonat e Tiranës. Shkak, sipas qytetarëve, është cilësia e keqe e ujit që kanë nga rrjetet e ujit të pijshëm në zonat ku jetojnë. Ata shprehen se janë të detyruar që të gjejnë burime natyrore alternative për të mbushur ujë, që ta konsumojnë sepse uji i rrjetit nuk ka cilësi. Çdo të shtunë dhe të diel në burimin e ujit në Shkopet shkojnë me dhjetra qytetarë e biznese që furnizohen me ujë për konsum të përditshëm. Ata thonë se ky ujë është cilësor prandaj vijnë nga ana e anës ta përdorin për ta konsumuar. Ndonëse ky burim ju shërben të gjithë atyre që e përdorin ujin për konsum, një problematikë më vetë mbetet ndotja e ambjentit nga hedhja e bidonave plastikë që dalin jashtë përdorimit.