Bulqizë/Shembet masivi i gurëve në galeri, humb jetën shtetasi A.CANI., 48 vjeç, banues në Krastë

0
1907

Një minator 48-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme në minierën e Martaneshit. Mësohet se brenda galerisë ku po punonte minatori është shembur një masiv gurësh të cilët kanë zënë poshtë Agron Canin, banues në Krastë.

Njoftimi i Policisë

Me datë 19.04.2025, rreth orës 12.30, brenda galerisë të një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës, dyshohet se është shembur një masiv gurësh ku për pasojë është aksidentuar dhe ka humbur jetën shtetasi Agron Cani, 48 vjeç, banues në Krastë.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.