Në këtë fillimvjeshte shumë masive pyjore po digjen nga zjarret ndonëse kaluam një verë të nxehtë, flakët po përpijnë qindra hektar pyje. Një zjarr madh është shënuar në fshatin Krajkë të Njësisë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës.
Deri tani flakët kanë djegur disa hektar pyje me dushk, ndërsa vatra vijon të jetë aktive. Flakët kanë përfshirë edhe varrezat e fshati pasi u përhapën me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar banorë të zonës si dhe zjarrfikësit e Bulqizës me pompa shpine pasi mungesa e rrugës e ka të bërë të pamundur ndërhyrjen me mjet zjarrfikës.
Përpjekjet e deritanishme nga ana e strukturave vendore dhe banorëve kanë qenë të pasukseshme pasi zjarri vijon të djegë masivin pyjor i cili gjendet vetëm pak metra larg banesave të fshatit Krajkë.
Banorët i bëjnë apel pushtetit vendor dhe emergjencave civile që të ndërhyjnë me mjete të tjera pasi po ju rrezikohet jeta nga flakët që nuk podin të ndalen drejt banesave të tyre.