Ndonëse ka një vit nga gjetja e trupit të pajetë të Artur Lleshit në një tunel në fshatin Gjuras të Bulqizës, familjarët ende nuk din se kush autori i vrasjes së tij. Ndërkohë të afërmit e Arturit kanë dhënë dëshmi tronditëse për vrasjen e 32 vjeçarit duke hedhur dyshime se vrasësi është banorë i fshatit.

Është kushëriri i Arturit, Njazi Lleshi i cili bën këtë deklaratë të fortë, pasi siç thotë ai i vëllai i Arturit, Lulzim Lleshi është dorëzuar në kërkimin e drejtësisë. Njazi Lleshi thotë se organet kopetente nuk po bëjnë azgjë për gjejtjen e autorëve të vrasjes së Arturit.

32 vjeçari Artur Lleshi u shpall i humbur nga familjarët e tij në Prill të vitit të kaluar, ndërsa u gjet pa jetë e me shenja plumbash në një tunel të fshatit Gjuras me 30 Dhjetor të 2018.