Bulqizë/ Valikardha mes problemit të vaditjes

0
11

Banorët e fshatit Valikardhë në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës, kërkojnë që uji vaditës i tyre të shkojë me tubacion për të shmangur dëmet që shkaktohen nga rrjedhja e ujit. Banorët shprehen se në këtë mënyre shmangen edhe humbjet e sasisë së ujit dhe nuk dëmton tokat përgjatë të cilave kalon kanali. Në një takim të zhvilluar me drejtues të Bashkisë Dibër, ata u shprehën se kanë marrë premtimin që linja aty do të bëhet me tub që zgjidh përfundimisht problemin e dëmtimit jo vetëm të tokave bujqësore, por edhe rrugës së fshatit. Megjithë këtë problem, banorët e Valikardhës shprehen se nuk ju ka munguar uji vaditës kur kanë patur nevojën e tij.