Bulqizë, ujërat e zeza në hyrje të pallatit
Banorët e një pallati në lagjen e re të Bulqizës sa herë të hyjnë apo të dalin nga banesat, duhet të përballen me pusetënm e hapur të ujrave të zeza e cila ndodhet në hyrje të pallatit. Siç shihet nga pamjet, kjo pusetë qëndron e hapur prej disa muajsh, ndërsa për riparimin e saj nuk është kujdesur askush. Banorët që jetojnë në pallat hezitojnë të flasin nga frika, ndërsa ata që e gjejnë guximin thonë se është e tmerrshme që një pusetë e tillë të jetë në hyrje të pallatit. Por si të mos mjaftonte ndotja e tmerrshme që shkakton, ajo është edhe një rrezik për fëmijët e vegjël, të cilët mund të biejnë në të në çdo moment.
Janë rreth 100 banorë që përballen me këtë situatë çdo ditë, ndërsa shërbimi higjenosanitar pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Bulqizë, vijon të heshtë.