Rekamë

Ndonëse tregu i frutaperimeve në Bulqizë është i tejmbushur me produkte, tregtarët dhe vetë qytetarët kanë një emërues të përbashkët, mungesën e fuqisë blerëse. Tregtarët e frutaperimeve në Bulqizë shprehen se ky fundvit është shumë më i dobët nga fundvitet e kaluara. Megjithëse sipas tyre, çmimet janë të ulta dhe të arsyeshme, blerësit janë të paktë ose blejnë në sasi shumë të vogëla.
Për qytetarët shkak për këtë është niveli i ulët ekonomik të cilën e lidhin me papunësinë e shtuar kohët e fundit si dhe pagat e ulta me tëm cilën paguhen ata që janë në marrëdhënie pune.
Festat e fundvitit i kërkojnë tryezat plot në çdo familje, por vitet e fundit, tregtarët thonë se blerjet janë shumë të limituara nga qytetarët.

https://studio.youtube.com/video/5S3xJWLniEg/edit