Bulqizë. Të burgosurit që punonin në minierë dhe kanë vdekur aty, kanë mbetur nën stogjet e kromit

0
29

Në minierën e Bulqizës gjatë regjimit të kaluar para viteve 90-të kanë punuar edhe të dënuar për vepra të ndryshme penale. Ata vuanin dënimin duke punuar në galeritë e kromit, ku dhe shumë prej tyre kanë humbur jetën. Haxhi Losha i cili ka punuar që prej vitit 1956 në minjerën e Bulqizës na tregon se ku ishin kampet e të burgosurve, ku nga 15 godina, sot ka mbetur vetëm 1.
Nga ana tjetër Haxhiu tregon se shumë të burgosur kanë humbur jetën në galeri, por trupat e tyre nuk ju jepeshin familjarëve pasi ata ende nuk e kishin përfunduar dënimin. Sipas tij, ata burgoseshin në hapsirat rreth ndërtesave ku qëndronin të dënuarit pasi dilnin nga minjera. Por sot ky vend që sipas tij ndodhen disa eshtra njerëzish është mbuluar nga stogu i kromit që prodhohet nga minjera e Bulqizës.
Shumë persona që kanë humbur familjarët e tyre që vuanin dënimin duke punuar në minjerën e Bulqizës, kanë kërkuar vazhdimisht të gjejnë eshtrat e familjarëve të tyre, por tashmë është bërë e vështirë pasi stogu i kromit rritet çdo ditë e më shumë.