Ndonëse për momentin në qytetin e Bulqizës nuk ndodhet asnjë shtetas kinez i cili ka punuar në minjerën e Bulqizës, drejtuesit e spitalit të këtij qyteti kanë marrë masat e nevojshme për mundësinë e shfaqjes së coronavirusit.

Drejtori i Spitalit të Bulqizës, Hazis Jella tha se stafi ka marrë të gjitha udhëzimet e nevojshme për të specifikuar situatat e mundshme të shfaqjes së coronavirusit. Sipas Jellës për momentin në minjerën e Bulqizës nuk ndodhet asnjë nga inxhinierët kinez që kanë punuar për ndërtimin e pusit 21, por besohet që ata vijnë herë pas here për inspektim të minjerës.

Për momentin spitali i Bulqizës po paraqiten vetëm persona me virozën e zakonshme stinore të cilët janë trajtuar sipas nevojës së tyre.