02 Korrik 2024
Bashkia e Bulqizës vijon punë për rehabiltimin dhe sistemimin e hapsirave publike në të dyja lagjet e qytetit. Aktualisht puna është përqendruar në Lagjen e Re, ku po bëhet e mundur ndërtimi i një ambjenti publik për banorët që jo vetëm të kenë mundësinë të pushojnë e të çlodhen në të, por edhe të kenë gjelbërim. Qytetarët thonë se ky investim ka qenë shumë i nevojshëm pasi e kishin të pamundur të qëndronin në këtë mjedis pasi mungonin stolat dhe vendet e pushimit.
Puna po bëhet nga drejtoria e shërbimeve bashkiake pranë Bashkisë së Bulqizës. Administratori i qytetit të Bulqizës, Erjon Hasani tha se haspësira publike pushimi për qytetarët do të kryehen në të gjitha blloqet e banimit në të dy lagjet e qytetit të Bulqizës.
Sistemimi i këtij blloku banimi pritet të mbyllet në një kohë shumë të shkurtër.