Policia e Shtetit ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në Bulqizë, i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në pranga ka përfunduar i riu me iniciale G. H., banues në Bulqizë.

Policia thotë se arrestimi i 26-vjeçarit u bë pasi në një lokal, në qytetin e Bulqizës, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i kanë gjetur disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari që posedonte lëndën narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DPV Dibër,  në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza, kanë organizuar punën dhe si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasin G. H.,  26 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në një lokal, në qytetin e Bulqizës, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur disa doza me lëndë narkotike të dyshuar canabis sativa, gati për shitje , të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprime të mëtejshme.