Bulqizë/ Shirat e muajve të parë të pranverës, dëmtuan rrugët rurale

0

Shirat e muajve të parë të pranverës shkaktuan probleme në rrugët rurale edhe aty ku ishte ndërhyrë duke i shtruar me zhavor. Në një situatë të tillë është edhe rruga e lagjes Tejzall në FushëBulqizë që përdoret edhe për fshatin Tërnovë. Në këtë rrugë ku është bërë e mundur shtrimi i saj me zhavor janë krijuar gropa e pellgje të mëdha.

Ndërkohë vetë banorët shprehen se rruga nuk ka patur mirëmbajtje pasi është shtruar me zhavor duke u kthyer shpejt në problematike. Sipas tyre, në rrugë mungojnë kanalet kulluese anësore ndaj dhe shirat kanë krijuar gropa që bëhen problem për qarkullimin e automjeteve.

Nga ana tjetër, banorët shprehen se edhe nëse mbushen gropat, sërish situata përsëritet sapo të ketë reshje shirash.