Qytetarët e Bulqizës duhet të bëhen gati për rritje të çmimit të ujit të pijshëm. Enti Rregullator i Ujit ka zhvilluar një takim me drejtues të Ujësjellës-kanalizimeve Bulqizë, kryetarët e fshatrave dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor. Drejtori i Ujësjellës-kanalizimeve Bulqizë, Asllan Daxha thotë se ende nuk është vendosur se sa do të jetë rritja e çmimit të ujit për metërkub, por që po punohet për një unifikim të këtij çmimi. Sipas tij, do të ketë zona ku çmimi do të rritet, zona siç është Martaneshi ku do të ulet dhe zona si ajo e Gollobordës që nuk do të ketë tarifim. Daxha u shpreh gjithashtu se Ujësjellës – Kanalime sh.a Bulqizë, është me bilanc vjetor pozitiv.
Ndryshimet e tarifës së ujit të pijshëm në Bulqizë do të aplikohen vitin e ardhshëm.