Reshjet e shirave të shoqëruara me erë, kanë lënë pa energji elektrike disa fshatra në Bashkinë e Bulqizës. banorët fajësojnë OSHEE për mungesë të investimeve pasi sipas tyre rrjeti është ai i ndërtuar që para viteve 90-të. Nga ana tjetër banorët e lagjes Çupaj në Bulqizë ankohen se nga ndërprerjet e shpeshta të energjisë ju janë djegur edhe pajisjet elektroshtëpiake për të cilat Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk ju përgjigjet. Ata kërkojnë që ashtu siç paguajnë rregullisht faturat, ashtu edhe të kenë rrymë elektrike në shtëpitë e tyre.
Mungesë të energjisë elektrike që prej mëngjesit të së hënës ka patur edhe në disa fshatra të Bashkisë Dibër.