Bulqizë, plagosje para komisariatit teksa prisnin sqarimin e shokëve në polici
Një konfikt mes të rinjsh ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta para komisariatit të Policisë së Bulqizës mbrëmjen e së martës. Disa të rinj janë konfliktuar me njëri - tjetrin në një lokal në afërsi të spitalit të Bulqizës, ndërsa menjëherë janë shoqëruar nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Por teksa të konfliktuarit ndodheshin ne ambjentet e brendshme të komisariatit, familjarë e miq të të rinjve ndodheshin në ambjentet e jashtme. Po aty ka nisur një tjetër konflikt mes palëve duke përfunduar me plagosjen e tre personave ku dyshohet se është përdorur mjet prerës thikë. Policia tha se të plagosur kanë mbetur Fluturim Tolle, 26 vjeç, i cili ndodhet në gjendje e rëndë, Adhurim Koçi, 26 vjeç dhe Renaldo Dauti, 22 vjeç. Të tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore Deri tani pista e rrethanave të ngjarjes mbetet ajo për shkaqe të momentit pasi konflikti i parë ka nisur në orën 20:30 dhe konflikti i dytë që solli tre të plagosur në orën 21:00 të mbrëmjes së kaluar.