Ballina SOCIALE Bulqizë/ Ostreni i Madh i “pushtohet” nga mbeturinat

Bulqizë/ Ostreni i Madh i “pushtohet” nga mbeturinat

0

Situata e ndotjes nga mbeturinat mbetet shumë shqetësuese sidomos në zonat rurale. Ky stog mbeturinash ndodhet në fshatin Ostren i Madh të Bulqizës. megjithëse ka një kontejner aty afër banorët e Ostrenit kanë preferuar që mbetjet e konsumit të përditshëm t’i hedhin buzë përroit e jo në vendin e caktuar.

  Tonelata mbeturina të hedhura aty vazhdimisht janë kthyer jo vetëm në një prishës imazhi të zonës, por edhe një burim infeksioni, sidomos në këto ditë të nxehta korriku.

Një panoramë e ngjashme është edhe në rrugët e brendshme të fshatit. Megjithëse pamja e tij brenda është e urbanizuar, mbeturinat janë të përhapura kudo. Banorët refuzojnë të komentojnë këtë ndotje ku edhe pse kanë vendet e caktuara, ata hidhen në rrugë e çdo mjedis tjetër.

Në hyrje të fshatit Ostren i Madh kur vjen nga Bulqiza është një tjetër stog i madh mbeturinash. Edhe këtu sasia e mbetjeve të hedhura është shumë e madhe. Por ndryshe nga venddepozitimet e tjerë, këtu hera herës digjen.

Exit mobile version