Thirrja e presidentit të republikës, Ilir Meta për tu tubuar me datë 2 Mars në Tiranë në mbrojtje të kushtetutës, komentohet në mënyra të ndryshme nga qytetarët e Bulqizës. shumë prej tyre thonë se nuk do të shkojnë të marrin pjesë pasi politika i ka përdorur për interesat e saj në këto 30 vite. Ka nga ata që i japin të drejtë presidentit dhe shprehin mbështetjen e tyre ndaj tij, por një pjesë tjetër preferojnë të qëndrojnë indiferentë rreth kësaj ngjarjeje.
Presidenti Ilir Meta dy ditë më parë i bëri thirrje popullit të mblidhet në tiranë në një tubim sipas tij në mbrojtje të kushtetutës.