Rekamë


Që prej datës 4 Maj, Bulqiza ishte në qendër të vëmendjes së shumë institucioneve për shkak të një helmimi masiv që përfshiu lagjen e vjetër të këtij qyteti. Mbi 120 persona përfunduan në spital me diarre dhe dhimbje barku. Për këtë u dyshua që shkaktar ishte ndotja e ujit të pijshëm të rrjetit të furnizimit të kësaj lagjeje që merret në një nga ish galeritë e minjerës.
Megjithatë, analilzat e para dolën negative për ndotje bakteriale, ndërsa tashmë priten analiza më të thelluara, toksikologjike dhe fiziko-kimie. Qytetarët vazhdojnë të jenë të alarmuar dhe kanë frikë të konsumojnë ujin e rrjetit. Ata janë në pritje të analizave për të qenë më të sigurtë.
Ndalimi i konsumimit të këtij uji nga ana e Drejtorisë së Shëndetit Publik Bulqizë, ka sjellë edhe rënien e numrit të të prekurve nga ky helmim. Rastet e fundit të paraqitura në urgjencë, mësohet se janë më të lehta se ato të ditëve të para.