Luhatjet e temperaturave kanë shtuar numrin e të prekurve nga virozat stinore. Por kur ende jemi në periudhë pandemie si pasojë e prezencës së Covid-19, qytetarët shpesh ngatërrojnë simptomat pasi i kanë pothuajse të njëjta. Por mjekët tregojnë se si duhet bërë dallimi mes këtyre dy viruseve. Mjeku Shahin Kaja në spitalin e Bulqizës thotë se nuk ka vend për panik edhe pse rastet e prekjes nga virozat stinore në këtë periudhë janë të shumta.
Numri i të infektuarve aktiv në Qarkun Dibër është më i vogli në shkallë vendi. Vetëm 3 qytetarë në të gjithë qarkun rezultojnë aktualisht të prekur nga Covid-19 sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.
https://youtu.be/PkfzIU8m10s