Prej pesë ditësh qyteti i Bulqizës dhe rrethinat e tij janë nën pushtetin e mjegullës e cila kthehet në akull. Pamjet nga Qafa e Buallit e në qytetin e Bulqizës të japin përshtypjen e një dëbore, por që në të vërtetë është akull i krijuar sip pasojë e prezencës së vazhdueshme të mjegullës. Qytetarët e Bulqizës thonë se qëndrimi jashtë në prani të mjegullës dhe të ftohtit po bëhet i papërballueshëm pasi situata zgjat prej afro një jave.

Ndërkohë për mjekun Pneumolog Fatos Hoxha thotë se të moshuarit dhe fëmijët duhet që të shmangin qëndrimet e gjata të ekspozuara në mjegull. Sipas tij kategoritë më problematike janë ata me probleme polmunare siç është astma bronkiale.

Temperaturat e ulta, mjegulla dhe erërat e forta prej afro një jave janë prezente në qytetin e minatorëve, duke krijuar probleme të ndryshme.