Një pjesë e hapsirave publike në lagjen e re të Bulqizës janë të pasistemuara. Hapsirat mes pallateve të cilët mund të shfrytëzohen nga banorët për të pushuar janë mbuluar nga ferrat. Por si të mos mjaftonin këto, banorët ngrejnë një tjetër shqetësim. Ilir Spahiu thotë se në këto zona të mbuluara nga ferrat apo papastërtitë e tjera qëndrojnë zvarranik apo minj të cilët janë bërë shqetësues për çdo grupmoshë. Iliri shprehet se kohët e fundit banorët kanë vënë re prezencë të madhe të minjëve sa janë futur edhe në banesa, por çështë më e keqja, aty ka prani edhe të gjarpërinjëve. Ilir Spahiu kërkon nga pushteti vendor në Bulqizë që të ndërhyjë sa më parë dhe këtë hapsirë publike ta bëjë sa më të sigurtë për qytetarët.
Banorët e këtij blloku banimi kanë fiksuar me kamerat e telefonave cellular edhe gjarpërinj të cilët qëndrojnë në zonat e mbuluara nga ferrat.