Bulqizë, minierat në “kolaps”, mijëra minatorë rrezikojnë të mbeten të papunë

0

Situata në sektorin minerar në vendin tonë vijon të mbetet e rëndë për shkak të krizës që ka mbërthyer këtë sektor prej më shumë se 10 muajsh. Në mungesë të çmimit të mirë të kromit, kompanitë mineralnxjerrëse po përballen me vështirësi të mëdha në pagesat e punëtorëve. Çdo ditë që kalon ky sektor po shkon drejt mbylljes pasi subjektet nuk kanë para për të paguar punëtorët dhe punonjësit. Shumë subjekte minerare ju kanë përgjysmuar kohën punëtorëve në vetëm dy javë në muaj, gjë e cila përkthehet direkt në përgjysmim të pagës. Qytetarët e Bulqizës shprehen se qeveria duhet të ndërhyjë, ndërsa sindikatat tradicionale të ngrejnë zërin pasi me ato minator mbahen.
Nëse kjo situatë e tregut të shitjes do të vijojë më tej, shumë subjekte minerare kanë palajmëruar minatorët se nuk do të nisin aktivitetin vitin e ardhshëm, duke bërë që mijëra familje në qarkun Dibër të mbeten pa të ardhura ekonomike.