Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ka vijuar protestën e saj edhe këtë të hënë duke u grumbulluar në mëngjes pranë hyrjes së minjerës së Bulqizës. minatorët e kësaj sindikate kanë përsëritur kërkesat e tyre drejtuar kompanisë Albchrome.

Ata kanë kërkuar rikthimin të menjëhershëm të kryetarit të Sindikatës në Punë si dhe plotësimin e kërkesave të tjera të minatorëve që punojnë në galeritë e kësaj minjere. Nga ana tjetër minatorët kanë akuzuar edhe njëherë sindikatat e vjetra që nuk po punojnë në interes të minatorëve, por në interes të tyrin duke u bërë palë me drejtuesit e minjerës e politikën.

Duke shprehur keqardhje për situatën e krijuar nga tërmeti në rajonet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës, Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, shprehet se do të vijojë protestat.