Bulqizë, mbyllet procesi i ndarjes së librave falas apo në përdorim

0

Në javën e dytë nga fillimi i vitit të ri shkollor 2020 – 2021, pothuajse të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar në Bashkinë e Bulqizës janë pajisur me tekste shkollore. Distributorja e ndarjes së librave shkollor në këtë bashki, Anita Cami thotë se të gjitha kategoritë që përfitojnë librat falas apo në përdorim i kanë tërhequr. Ajo shprehet se këtë vit zgjerimi i fashës nga ana e ministrisë për ata që marrin librat në përdorim ka ndihmuar shumë familjet bulqizake, të cilat vitet e kaluara i merrnin librat me lekë borxh.
Nga ana tjetër Cami thotë se nga listat e ardhura nga drejtoritë e shkollave ka mbetur një përqindje e vogël që nuk i kanë tërhequr librat, kryesisht ajo kategori e cila duhet që t’i blejë pa të drejtë rimbursimi.