Bulqizë, mbyllen 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore

Bulqizë, mbyllen 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore

Në kuadër të fushatës 16 ditore të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, Bashkia e Bulqizës organizoi një aktivitet sensibilizues përmbyllës të fushatës së këtij viti. Në tryezën e fundit të këtyre 16 ditëve, të pranishëm ishin drejtues të pushtetit vendor, të institucioneve qëndrore në nivel vendor, etj. Kryetarja e Bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri tha se për të parandaluar apo minimizuar rastet e dhunës me bazë gjinore duhet të jenë të gjitha institucionet bashkë. Mjeshtri shtoi se institucioni që ajo përfaqëson i trajton me kujdes të madh vktimat e dhunës me bazë gjinore, por sipas saj duhet bërë akoma më shumë për parandalimin e këtij fenomeni.

Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici tha se me rëndësi është ndërgjegjësimi, ku duhet bërë më shumë në këtë drejtim. Po ashtu Farrici përcolli mesazhin që çdo rast dhune duhet denoncuar.

Edhe gra të tjera që morën fjalën në këtë aktivitet përcollën mesazhe sensibilizuese e ndërgjegjësuese për parandalimin e dhunës me bazë gjinore.