Një aksident i rëndë u shënua pasditën e kësaj të diele në lagjen e re të Bulqizës. Një automjet humbi kontrollin duke përplasur rëndë dy kalimtarë, mes tyre një vajzë vetëm 10 vjeçe. Ata u dërguan menjëherë në spitalin e Bulqizës, por me gjithë ndihmën e marrë, e mitura nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit Z.Sh, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vërteta të aksidentit të rëndë.