Rritja drastike gjatë ditëve të fundit të çmimit të naftës në vendin tonë ka ndikuar në çdo sektor. Një ndër sektorët e prekur është edhe transporti publik. Në Bulqizë është rritur çmimi i biletës për transportin drejt zonave rurale. Çmimi i biletës është rritur me 50 deri në 100 lekë. Qytetarët shprehen se rritja e çmimit të biletës nga ana e drejtuesve të mjeteve të transportit publik është e justifikueshme, pasi çmimi i karburantit ka pësuar një rritje shumë të madhe. Ata shprehen se për këtë duhet të ketë një reagim mbarëkombëtar pasi nuk është rritur vetëm nafta që prejk ata që kanë automjete, por janë rritur të gjitha produktet bazike, që nga buka, etj.
Vetë drejtuesit e mjeteve kanë lajmëruar rritjen e çmimit të biletës, duke i vendosur njoftimet në xhamin e parm. Ndërkohë ende nuk ka ndryshim të biletës së transportit interurban nga Bulqiza në drejtim të Tiranës apo Peshkopisë.