Rekamë

Familja Myftari nga fshati Çerenec i Poshtëm në Njësinë Administrative Gjoricë në Bashkinë Bulqizë, po rrezikon jetën në një banesë gati të shembur. Hamza Myftari thotë se dëmtimet e banesës së tij kanë nisur që nga tërmeti i vitit 2019, ndërsa me tërmetin e Janarit të këtij viti ajo është gati në shembje të plotë. Sipas Myftarit, për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019 ka marrë si dëmshpërblim vetëm 15 mijë lekë të rinj, lekë të cilat, thotë ai i ka përdorur për produkte ushqimore.

Hamzai shprehet se deri tani i ka ardhur në ndihmë vetëm vëllai i tij, ndërsa nga ana e institucioneve vendore e qëndrore nuk ka marrë asnjë ndihmë për ta nxjerrë nga situata.

Myftari ju bën apel institucioneve shtetërtore ta ndihmojnë pasi vetë e ka të pamundur për shkak se nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të ndërtuar një banesë, sepse të vetmet të ardhura janë ato nga ndihma ekonomike prej 5 mijë lekësh të rinj.

Enver Doçi