Është 29 vjeç dhe Astrit Ruçi nga fshati Gjoricë i Bulqizës nuk ka menduar si bashkëmoshatarët e tij për të emigruar. Astriti ka vazhduar profesionin e babait të tij si këpucar. Prej 40 vitesh babai i Astritit ka punuar si këpucar prej më shumë se 3 dekadash në fshatin Gjoricë e Sipërme. Ndërkohë, Astriti është i vetëdijshëm që nuk ka shumë punë kohët e fundit për shkak të largimit të njerëzve.

  29 vjeçari thotë se e ka me qejf këtë profesion por e step pak rënia e punës, pasi largimi masiv i njerëzve ka ndikuar edhe në këtë sektor.

Astrit Ruçi, thotë se me këtë punë që bënte babai i tij është rritur edhe vetë ai, ndërsa do të vijojë ta ushtrojë deri sa të mos ketë më punë fare.

  Ashtu si në çdo sektor tjetër edhe në sektorin e riparimit të këpucëve është ndjerë rënia e punës për shkak të largimit të shqiptarëve në shtete të ndryshme të botës.

Enver Doçi