Rekamë

 

Bajram Miftari është një nga punëtorët e nëntokës që ka punuar për më shumë se 30 vite në minierën e Bulqizës. Bajrami sot merret me punë bujqësie pasi ka dalë në pension, por kujton kohën kur ka qenë në punë në minierë. Ai shprehet se minatorët e Bulqizës janë braktisur vazhdimisht nga sindikatat të cilat sipas tij kanë ecur kundër interesit të minatorëve.

  Bajrami sot merret me punë bujqësie në fshatin e tij, Çerenec i Poshtëm. Ai shprehet se pensioni që merr si minator nuk i mjafton për shpenzimet familjare, ndaj dhe detyrohet të kultivojë tokën me sa të mundet. Po ashtu, për shkak të çmimeve të larta që kanë proceset bujqësore me makineri, Bajrami shprehet se më shumë tokën e punon me krah dhe ndonjëherë me kafshë.

  Ish minatorët që kanë punuar në minierën e Bulqizës kanë denoncuar vazhdimisht braktisjen nga sindikatat që duhej t’i mbronin. Po ashtu, ata vazhdojnë ta konsiderojnë si qesharake shumën e pensionit që marrin nga punaaa e bërë nëntokë.

Enver Doçi