Rekamë

Historia e dhimbshme e familjes Krusa nga Zogjat e Bulqizës është mbyllur me lumturimin e prindërve, bashkëshortes e vajzave të Shpëtim Krusës. Ky i fundit kishte humbur kontaktet me familjen e tij prej 18 muajsh, ndërkohë që ishin familjarët që apeluan në media rikthimin pranë tyre.

Mat Televizion i kushtoi një hapsirë të gjerë në edicionin e lajmeve të datës 14 Tetor, e vetëm pas kaq ditësh ai është rikthyer shëndoshë e mirë pranë të afërmve. Babai dhe nëna e Shpëtimit, Ibrahim e Shkurte Krusa tregojnë lumturinë e tyre pasi djali u rikthye në shtëpi.

Vetë Shpëtimi nuk dha ndonjë arsye të humbjes së kontaktit me familjen, por premtoi se nuk do të largohej më prej tyre.