Një 75 vjeçar nga fshati Gjuras i Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës ka humbur kontaktet me familjen prej 5 ditësh.
Sadik Xheka është larguar nga banesa e tij në fillim të javës së kaluar, por nuk është kthyer më. Kjo ka bërë që familjarët të nisin kërkimet, por nuk kanë patur rezultat deri tani.
Askush nga fshati Gjuras nuk e ka parë 75 vjeçarin Sadik Xheka e pas kësaj, familjarët kanë bërë denoncim në Komisariatin e Policisë së Bulqizës.
Pas denoncimit, strukturat vendore të këtij komisariati kanë nisur kërkimet. Ata kanë përdorur edhe qent e stërvitur për të gjurmuar njerëzit pas erës, por nuk ka patur rezultat.
Të gjendur në këto kushte familjarët e kanë bërë rastin publik me shpresën se dikush duhet ta ketë parë dhe t’i njoftojë. 75 vjeçari Sadik Xheka mësohet se vuante nga sëmundja e sklerozës.
Frika e familjarëve është që 75 vjeçari mund të jetë sulmuar nga kafshët e egra apo të jetë mbytur në lumin Drin i Zi.