Aksident i rëndë me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Bulqizë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë- Peshkopi në vendin e quajtur ura e Okshatinit, Homesh.
Një 32-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetin tip motor me të cilin udhëtonte dhe ka përfunduar jashtë rruge.
Përplasja ka qenë e rëndë, ndërsa kanë qenë kalimtar të rastit që i kanë dhënë ndihmën e shpejtë.
Për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja 32-vjeçari B.Nasufi u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Bluzat e bardha të spitalit të Bulqizës thanë se i riu kishte fraktuara në trup, të shkaktuara nga përplasja e fortë.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e vërteta të këtij aksidenti