Bulqizë, historia e rrallë, 80 vjeçarja e detyruar që të kujdeset për vajzën e saj 50 vjeçare

0
13

Kjo është 80 vjeçarja Feride Elezi nga fshati Strikçan i Njësisë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës. Ferideja jeton vetëm me vajzën e saj 50 vjeçare, Hiken. Ndërkohë vajza e Ferides vuan nga mungesa e hormonit të rritjes e ajo ka mbetur shtatshkurtër.

Nënë e bijë jetojnë të vetme në banesë ku 80 vjeçarja vijon të kujdeset për vajzën e saj prej 5 dekadash. Nënë Ferideja thotë se është e kënaqur me jetën që bën megjithëse merr 7 mijë lekë pension të bashkëshortit që nuk jeton më si dhe 8 mijë lekë nga kempi i vajzës. Ajo thotë se nuk ka patur mundësi ta vizitojë tek mjekë specialist vajzën kur ajo lindi, ndaj dhe mbeti shtatshkurtër.

Banesa e familjes Elezi është e vjetër e megjithatë, është e vetmja strehë që ato kanë dhe vazhdojnë të jetojnë në të.