Bulqizë, grabiten dy pika karburanti, shpallet në kërkim njëri nga autorët

Bulqizë, grabiten dy pika karburanti, shpallet në kërkim njëri nga autorët

Bulqizë, grabiten dy pika karburanti, shpallet në kërkim njëri nga autorët 

 

Një grabitje me dhunë është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë dhe Fushë-Bulqizë, ku dy persona dyshohet se kanë grabitur xhiron ditore të dy pikave të karburantit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:54, ndërsa autorët kanë marrë në total 56.900 lekë të rinj. 

 

Sipas Policisë, njëri prej autorëve është identifikuar si A. H., 32 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ka kryer grabitjet në bashkëpunim me një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. 

 

Gjatë kontrolleve të kryera pas ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një automjet tip “Toyota”, pa targa, si dhe një motomjet. Të dyja mjetet dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjeve. 

 

Burime bëjnë me dije se ato kanë kanosur punonjësit e karburantit duke i detyruar t’u japin lekët e xhiros ditore. 

 

Policia vijon kërkimet për kapjen e 32-vjeçarit dhe identifikimin e personit tjetër të përfshirë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.