Fshati Lladomericë i Njësisë Administrative ostren në Bashkinë e Bulqizës është ndër fshatrat më të braktisur në këtë njësi vendore. Edhe pse ndodhet në një pozicion tepër të favorshëm gjeografik për tu zhvilluar, mungesa e vëmendjes nga ana e pushtetit vendor dhe atij qëndror e ka lënë fshatin si të papambetur. Në fshat aktualisht jetojnë mbi 60 familje, por atyre ju mungon shërbimi shëndetësorë, uji i pijshëm nëpër banesa si dhe rrugët e brendshme. Për shkak se në këtë fshat automjetet futen vetëm deri në qendër të tij, banorët e kryesisht gratë, i transportojnë materialet me shpinë tek banesat e tyre.
Një tjetër problem madhor për banorët e këtij fshati është edhe mungesa e shkollës. Godina që shërbente si e tillë që ndodhet në qendër të fshatit është djegur vite më parë, ndërsa nuk është ndërtuar objekt i ri. Vetë banorët thonë se fëmijët e tyre mësojnë në një godinë ku në katin e dytë është lokal dasmash dhe në katin e parë bëshet mësim. Por ky nuk është problemi i vetëm, pasi ky objekt ndodhet larg banesave dhe fëmijët e kopshtit e kanë të pamundur të shkojnë deri atje pa patur shoqërues.
Banorët i bëjnë apel pushtetit vendor dhe atij qëndror që ta kthejnë vëmendjen edhe ndaj tyre pasi për 30 vite janë lënë pasdore nga çdo pushtet që qeveris.