Ballina SOCIALE Bulqizë/ Fshati Dragu me probleme, mungesë të ujit të pijshëm e vaditës

Bulqizë/ Fshati Dragu me probleme, mungesë të ujit të pijshëm e vaditës

0

  Rritja e ndjeshme e temperaturave ka rritur nevojën për vaditjen e të mbjellave. Por shumë zona vijojnë të vuajnë për ujë vaditës. I tillë është edhe fshati Dragu i Njësisë Administrative Fushë Bulqizë. 78 vjeçari Skënder Shkina thotë se dikur në këtë fshat kultivoheshin çdo produkt bujqësor pasi ujin vaditës e kishin të sigurtë, por sipas tij prej shumë vitesh ai mungon dhe tokat më nuk po punohen.

  78 vjeçari Skënder Shkina shton se për shkak të këtyre problemeve, shumë prej banorëve janë larguar e tani ka mbetur thuajse vetëm mosha e tretë. E me gjithë këtë dëshira e madhe e banorëve të mbetur aty është për ta punuar tokën, porn ë mungesë të ujit vaditës ata e kanë lënë djerr.

Sa i përket ujit të pijshëm, në fshat ka nisur të ndërtohet rrjeti por ende nuk ka shkuar tek familjarët uji për të pirë.

Exit mobile version