Bulqizë, fluks në spital, 30 persona në dit paraqiten me simptoma të virusit e gripit sezonal

0
16

Gripi stinor dhe virusi omicron kanë rritur numrin e qytetarëve që paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit Bashkiak të Bulqizës. Mjeku Fatos Hoxha thotë se të paktën 30 persona të moshave të ndryshme shkojnë pranë këtij spitali me simptoma të gripit stinor dhe të koronavirusit. Për shkak të ngjashmërisë së simptomave, mjeku Hoxha shprehet se vetëm testimi arrin të bëjë dallimin dhe më pas pacientit i jepet trajtimi shëndetësor për koronavirus apo për grip stinor. Situata është përkeqësuar që në fillim të muajit Janar dhe vijon të mbetet e tillë edhe gjatë këtyre ditëve.

Mjeku Hoxha këshillon të gjithë qytetarët që të mos neglizhojnë asnjë shenjë edhe nëse dyshojnë që janë të prekur nga grupi stinor dhe nëse dalin të infektuar me Covid të izolohen sipas protokollit zyrtarë.

https://youtu.be/EYrCw7tVxTY