
Festat e fundvitit shoqërohen gjithmonë me luhatje të çmimeve kryesisht për ato të tryezës së natës së ndërrimit të viteve. E njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë vit. Në tregun e frutaperimeve në qytetin e Bulqizës ka rritje të çmimeve të produkteve të ndryshme që tregtohen aty. Janë qytetarët që ankohen nga njëra anë për rritjen e çmimeve të frutave, perimeve e zarzavateve e nga ana tjetër janë tregtarët që ankohen për mungesë të fuqisë blerëse. Por të dyja palët kanë një emërues të përbashkët, i cili është niveli i ulët ekonomik që ka përfshirë familjet shqiptare.
Rritja e çmimeve të produkteve që kryesisht përdoren për festën e vitit të ri, pritet të shoqërohet deri me datën 31 Dhjetor.