Rekamë

Dëshira e shqiptarëve për tu larguar nga vendi i tyre ka qenë e madhe që prej vitit 1991, për të kërkuar një jetë më të mirë në evropë apo diku tjetër. Të pakët kanë qenë ata që kanë gjetur guximin që pasi kanë punuar me vite jashtë të rikthehen në vendin e tyre. I tillë është edhe Qamil Peti nga Bulqiza. Pasi ka punuar për më shumë se 1 dekadë e gjysmë në shtetit fqinj të Greqisë, ai kishte vendosur të rikthehej dhe të investonte në Bulqizë. Por Qamili ka vënë re një fenomen vitet e fundit që sa vjen e zmadhohet, ikjen e qytetarëve. Në biznesin Bar Kafe që ai dispoznon janë shumë pak qytetar që vijnë. Sipas tij largimi më masiv është i rinisë. Qamili na tregon se është drejt falimentit dhe se do të detyrohet ta mbyllë edhe vete biznesin e të largohet jashtë vendit.
I vetmi klient në lokalin e Qamilit është Skënder Baxha. Ai është një ish minator ku nga kjo punë ka mbetur invalid. Skënderi shprehet se të rinjtë po e braktisin çdo ditë Bulqizën, pasi nuk shohin të ardhme aty.
Largimi i të rinjëve në vendin tonë është një fenomen që po njeh rritje, sidomos në qytetet e vogëla, ku mundësitë janë të pakta e thuajse zero për të ndërtuar jetën.