Bulqizë, banorët e Zall-Sopotit riparojnë vetë kanalin vaditës, në mungesë të ndërhyrjes nga pushteti vendor

0

Banorët e fshatit Zall-Sopot në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës kanë ndërhyrë vetë për rregullimin e kanalit vaditës, pasi strukturat vendore nuk kanë ndërhyrë. Ata shprehen se çdo vit e rregullojnë vetë kanalin në disa pjesë të shembura dhe këtë e bëjnë me mjete rrethanore, me drunj apo me thasë të mbushur me dhe. Banorët shprehen se megjithëse i është kërkuar Bashkisë të bëjë një murë të mirëfilltë mbrojtës në këto zona të dëmtuara, deri tani nuk është marrë asnjë masë. Të gjendur në këto kushte, banorët shprehen se do të bëhen bashkë dhe do të investojnë për ta riparuar me beton e hekur në mënyrë që ky kanal të mos shembet çdo vit. Megjithëse Sopoti ka ujë mjaftueshëm për vaditje për shkak të burimeve të mëdha që dalin në shpatin e malit, uji shkon me vonesë tek banorët, pikërisht për shkak të këtyre veprave vaditëse.