Bulqizë, ambulanca përplaset me makinën, ende nuk dihet numri i të plagosurve

Bulqizë, ambulanca përplaset me makinën, ende nuk dihet numri i të plagosurve
Një aksident ka ndodhur në Bulqizë. Një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër në këtë qytet. Si pasojë e aksidentit, një person që ndodhej në ambulancë është transportuar fillimisht në Spitalin e Bulqizës dhe pritet të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Ende nuk dihet numri i saktë i personave të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.