Bulqizë/ Ambulanca në Tërnovë të Madhe që nuk u vendos në funksion asnjë ditë

0

Kjo është godina ambulatore në fshatin Tërnovë e Madhe të Njësisë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizë. Ky objekt është ndërtuar në vitin 2006 dhe i ka kushtuar buxhetit të shtetit afro 15 milion lekë të vjetra. Por banorët e këtij fshati, madje edhe infermieri tregojnë se objekti nuk i shërbeu asnjë ditë qëllimit për të cilin ishte ndërtuar. Defrim Zeneli tregon se shërbimet bazike shëndetësore i bën nëpër banesa në të tre fshatrat që mbulon, Tërnovë e Madhe, Tërnovë e Vogël dhe Smollik.

  Ndërkohë, banorët falenderojnë infermierin e fshatit i cili ju shkon në shtëpi sa herë kanë nevojë, në çdo stinë të vitit.

Një fat të tillë e kanë patur shumë qendra ambulatore në Bashkinë e Bulqizës, duke lënë infermierët pa një objekt ku mund të ofrojnë shërbimin për banorët.