Rekamë

Një automjet tip benz përfundoi jashtë rruge këtë të shtunë në aksin Bulqizë – Peshkopi.Mjeti i aksidentuar është pikasur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë. Policia njoftoi se nuk ka gjetur asnjë person brenda automjetit të aksidentuar në vendin e quajtur “Vajkal”.Po ashtu nuk ka asnjë person të paraqitur në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmë mjekësore.Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa dyshohet që automjeti të jetë braktisur nga drejtuesi pas aksidentit për mungesë dokumentacioni ose të jetë i vjedhur.