Bulqizë, aksident në minierë, plagoset 45 vjeçari

Bulqizë, aksident në minierë, plagoset 45 vjeçari

Një tjetër aksident është shënuar në një nga galeritë e kromit në Bulqizë.

Një 46 vjeçar është dëmtuar rëndë por pa rrezik për jetën. Ndërkohë policia ka proceduar penalisht drejtuesin teknik të minierës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh.D., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ky shtetas, duke qenë me detyrë drejtues punimesh i një subjekti privat, nuk ka marrë masat përkatëse të mbrojtjes në punë, dhe si pasojë, gjatë punës është dëmtuar punëtori, shtetasi O.B., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.